LSI ka publikuar listën e deputetëve me të cilit do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës, duke mos e pritur PD-në.
Kryemadhi ka lënë pas Bashën dhe ka njohur elektoratin me kandidatët përkatës në çdo zonë të kryeqytetit. Formacionin politik për qytetin e Tiranës, e ka prezantuar gjatë takimeve të fundit me qytetarët, megjithëse nuk është një listë prfundimtare.
Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.
Kandidatët e prezantuar nga Kryemadhi në Tiranë
Njësia 1 – Erisa Xhixho,
Njësia 2 – Aldi Fusha
Njësia 3 – Blerdi Licaj
Njësia 4 – Edmond Haxhinasto
Njësia 5 – Petrit Vasili
Njësia 6 – Floida Kërpaçi
Njësia 7 – Klajda Gjosha
Njësia 8 – Klevi pojana
Njësia 9 – Erjona Bixha
Njësia 10 – Nora Malaj
Njësia 11 – Përparim Spahiu, Besnik Jakaj
Njësia 12 – Silva Cakaj
Zall Herr – Faik Basha
Vetë Kryetarja e LSI, Kryemadhi do të shfrytëzojë mundësinë për të garuar në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit.