ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 8 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 11 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 11 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 11 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vdekja enigmatike e Albert Kamysë: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

albnews by albnews
19 January, 2021
in Bota
0
Vdekja enigmatike e Albert Kamysë: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Benjamin Shull

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të. Albert Kamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Kamy vdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Mihel Galimar – do të vdiste në spital disa ditë më vonë. Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme.

Në librin e tij “Vdekja e Kamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike. Kamy, vëren Kateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956.

Karizmatik dhe i nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, Kamy paraqiste pra një sfidë serioze për Moskën. Ai ishte, shkruan autori, “një njeri i lirë, i pathyeshëm dhe i rrezikshëm”.Në librin e tij, Katelli përshkruan në detaje investigimin e tij për rrethanat që kanë të bëjnë me përplasjen e makinës ku udhëtonte shkrimtari.

Ai flet për pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe lidhjen e Kamy me disa figura letrare të Evropës Lindore:shkrimtarin çek Jan Zabrana dhe atë rus Boris Pasternak. Teza e Katelitështë bindëse, por larg nga të qenit shteruese, dhe disa lexues do të jenë më të bindur se të tjerët.

Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitë qëu detyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë. Zabrana (1931-1984) është thelbësor në narrativën e Katelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.

Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “Doktor Zhivago” të Pasternak. Kateli pati shansin të gjejë ditarët e Zabrana të botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrau Kamynë më 1960, u orkestruar nga shërbimi sekret sovjetik. Ata e manipuluan njërën nga gomat, në mënyrë që ajo të çahej kur makina të udhëtonte me shpejtësi të madhe”.

Njeriu i Zabranës (qëai nuk do t`a tregonte burimin e tij), i tha atij se urdhri për këtë vrasje ishte dhënë nga ministri sovjetik Dimitri Shepilov, pas një artikulli që Kamy shkroi në marsin e vitit 1957, ku sulmonte personalisht Shepilov për ngjarjet e përgjakshme në Hungari.

Kateli shkruan se Kamy “shprehu gjithë indinjatën e një libertariani, që nuk pranoi t’i përkulej tiranisë”. Ai e sulmoi në fillim Shepilov në një fjalim të mbajtur më 30 tetor 1956, gjatë një takimi të qeverisë republikane spanjolle në mërgim. Më pas vazhdoi të denonconte Moskën gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 1958, ai shkroi parathënien e librit “E vërteta rreth Imre Nagit”, i botuar nga Kongresi antikomunist për Lirinë Kulturore, që hidhte poshtë akuzat e ngritura kundërkryeministrit revolucionar të Hungarisë, të cilin sovjetikët e ekzekutuan për tradhti.

Kateli është i admirueshëm në mënyrën e tij të rrëfimit. Ai përpiqet të përcaktojë se kush ishte burimi i qasjes në ditarin e Zabrana, dhe spekulon se si sovjetikët mund t`a kishin ditur itinerarin e Kamysë atë ditë fatale, në vitin 1960.

Kateli u takua me të venë e Zabranas, Maria Zabranov, që flet për disa nga njerëzit e mundshëm që mund t’i kenë treguar burrit të saj të vërtetën e aksidentit që i mori jetën shkrimtarit francez. Një nga digresionet më të gjata të librit, ka të bëjë me botimin e “Doktor Zhivago” të Pasternak.

Zabrana nuk do të jetonte që të shihte përkthimin e tij të botuar. Botimi çek nuk u lejua deri në vitin 1990, pas Revolucionit të Kadifejtë të Çekosllovakisë. Për shkak të çensurëssovjetike, “Doktor Zhivago”u botua për herë të parë në një version italian në vitin 1957, ndërsa CIA ndihmoi në prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në gjuhën ruse gjatë “ExpoBrussel” 1 vit më vonë.

Gjatë asaj kohe, Kamy ishte vazhdimisht në kontakt me Pasternakun. Kateli përshkruan letratplot admirim që i dërgonin njëri-tjetrit,bashkë me raportet se Kamy kërkoi të ndikonte tek juria për t’i dhënë Pasternak Çmimin Nobel në Letërsi.

Në fakt, Pasternak e fitoi Nobelin në vitin 1958 – një vit pasi Kamy fitoi të tijin – duke vënë jo pak në siklet sovjetikët, që e detyruan atë t`a refuzonte çmimin. Në një shtojcë të librit, Kateli përshkruan depërtimin e gjerë të shërbimeve sekrete franceze nga agjentët sovjetike gjatë viteve të pasluftës, dhe zbulon se avokati dhe aktivisti algjerian i pavarësisë Zhak Verzhe, kishte dëgjuar mbi përfshirjen e KGB-së në vdekjen e Kamy. / The Wall Street Journal – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result