Moratti i shqetësuar mbi gjëndjen e klubit/ “Nuk rikthehem te Inter”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-presidenti i Interit foli fillimisht për një rikthim në krye të klubit, gjë që e mohoi kategorikisht

Massimo Moratti nuk rresht së foluri për skuadrën e tij të zemrës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-presidenti i Interit foli fillimisht për një rikthim në krye të klubit, gjë që e mohoi kategorikisht. Më tej Moratti theksoi edhe problemet financiare që po has klubi zikaltër, me presidencën Sunning që po kërkon partnerë të rinj.

RIKTHIM TE INTERI– Nuk e mendoj të marr përsëri Interin. Periudha ime si president ishte e bukur, emocionuese dhe interesante. Por, nuk e kam menduar asnjëherë riblerjen e klubit edhe pse shumë njerëz më thonë ta bëj këtë. Ishte një kapitull i bukur.

PRESIDENCA SUNING– Dukej se ata kishin të gjitha karakteristikat e duhura, ishte një familje që drejtoi klubin me kapacitet të konsiderueshëm financiar të lidhur me një industri të rëndësishme. Kam lexuar që ata po kërkojnë fonde dhe një aksionar të pakicës, por edhe të tjerë. Janë problemet e tyre, por është e rëndësishme që ata të thonë diçka, që të informojnë për atë që po ndodh”.

NDESHJA KUNDËR JUVENTUS– Sinqerisht, është një ndjenjë e mirë sepse kjo fitore jep idenë se skuadra është atje dhe se  mund të synojnë për diçka të rëndësishme këtë. Titulli kampion? Pse mos ta themi atë?

Share This Article