Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka realizuar një takim online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim, të dy bashkëbiseduesit Grubi dhe Abazoviq shkëmbyen mendime për temat politike aktuale në vend dhe rajon. Të dy bashkë kanë
vlerësuar lartë bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, bashkëpunim ky i cili është në nivel të shkëlqyeshëm.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka uruar homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazviq për postin zëvendëskryeministër dhe për realizimin
e suksesshëm deri më tani të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.