Leicesteri ka arritur të fitojë ndaj Chelseas me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.
Fillimisht, Ndidi e kaloi Leicesterin në epërsi në minutën e gjashtë.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, James Maddison e dyfishoi epërsinë e vendasve, e që ishte edhe rezultati i këtij takimi.
Me këtë fitore, Leicesteri del në pozitën e parë në tabelë me 38 pikë, një më pak se Manchester United në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Chelsea mbetet i 8-ti me 29 pikë.