Ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes doli në një njoftim për humbjen e jetës së një ushtaraku shqiptar në Afganistan. Bëhet i ditur emri i ushtarit, i cili është Xhevahir Iljazi, 45 vjeç, që humbi jetën në rrethana ende të paqarta
Mësohet se Iljazi ishte me detyrë Major i Shëbrimit Informativ Ushtarak dhe shërbente me mision paqeruajtës në provincën e Heratit në Afganistan.
Fax News siguron foton e Majorit, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij nuk bëhen me dije.
Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar informacion zyrtar për rastin, por nuk specifikon se në cilat rrethana ka ndërruar jetë Major Xhevahir Iljazi.