Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19 piktori Mustafa Arapi.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e piktorit, Dorina Arapi.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta. Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!“

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale,  vajza e piktorit apelonte te kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të kujdeseshin për të atin, duke vënë në dukje cilësitë e babait, për çka e sheh si vlerë të kulturës shqiptare.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.

Share This Article