Pak ditë pasi Olta Xhaçka mori detyrën e re në krye të Ministrisë së Jahstme, ka ardhur edhe veprimi i parë ku ditën e sotme u shpall “non grata” diplomati rus Alexey Krivosheev me argumentin se nuk zbatonte masat anti-covid-19, duke sfiduar urdhrat e autoriteteve.
Por vendimi i sotëm duket se nuk është i rastësishëm, por kulmi i asaj që “ziente” prej disa javësh.
Dëbimi i sotëm i diplomatit nuk duket i rastësishëm, por rezultat i një tensioni që ‘ziente’ prej kohësh.
Duket se nga njëra anë, Rusia ofronte vaksinat e saj, ndërsa në krahun tjetër, sipas ministrisë së Jashtme shqiptare diplomati i saj shkelte rregullat anti-covid duke sjellë dëbimin e tij.
Dëbimi i një diplomati për shkelje të rregullave anti-covid-19 nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në asnjë vend të botës, Shqipëria precedenti i parë.