Hoti: Personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

Hoti thotë se Lëvizja Vetëvendosja po mundohet ta bëjë kauzë edhe në këtë rast.

“Personat e dënuar për vepra penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror. Të paktën kështu mendoj unë”, tha Hoti në Rubikon.

Ai po ashtu tha se i vetmi kandidat i LDK-së që nuk lejohet të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit është Xhavit Ukaj, i cili sipas tij, ai tashmë është zëvendësuar.

Kujtojmë se Qeveria Hoti ka rënë pasi aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku e shpalli të pavlefshme votën e deputetit të Etem Arifi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 14 shkurt, ku Avdullah Hoti do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Share This Article