Në një mbishkrim në një tren në Angli, në mesin e shumë gjuhëve, gjendet edhe fjala në gjuhën shqipe, “faleminderit”.
Falënderimet në gjuhë të ndryshme i kushtohen punëtorëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë, shkruan Gazeta Express.
Fotografitë e trenit me mbishkrimin në gjuhën shqipe u publikuan në Facebook nga qytetari britanik, Alex Anderson. Në profilin e tij thuhet se ai jeton në Prishtinë, me gjasë i angazhuar në ndonjë mision të huaj në vendin tonë.
Sipas tij, ky tren është fotografuar në stacionin “St. Austell” në Cornëall, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Anglisë.
Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Evropë. Deri tani, në këtë vend janë regjistruar mbi 94.000 të vdekur e 3.5 milionë të infektuar.