Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “kostoja e jetesës është rritur dita-ditës”.
Basha postoi një video të një familjari që tregon vështirësitë për të blerë mjete shkollore për fëmijët.
Basha tha se “ka ardhur koha për ndryshim pas 8 viteve të dështimit të Ramës”.
“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, tha Basha./ATSH/