14 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

14 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 289 persona ndërsa janë shëruar 303 të tjerë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 57.317 persona pozitivë me COVID-19, 50.487 të shëruar dhe 1.447 kanë vdekur.

Share This Article