ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 2 hours ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  3 hours ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 3 hours ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 3 hours ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Izraeli shqetësohet për qëndrimin e Bidenit rreth Iranit dhe Palestinës”

albnews by albnews
22 January, 2021
in Bota
0
“Izraeli shqetësohet për qëndrimin e Bidenit rreth Iranit dhe Palestinës”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta izraelite përmend 11 zyrtarë hebrejo-amerikanë të caktuar në pozicione të larta në administratën e presidentit të ri të SHBA-së

Zyrtarët izraelitë të enjten shprehën shqetësim rreth planit të administratës së re të SHBA-së për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin si dhe për t’iu rikthyer procesit të paqes palestinezo-izraelite, raportuan të përditshmet izraelite.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

Kjo pasoi pas betimit të Joe Bidenit të mërkurën si presidenti i 46-të i SHBA-së në një ceremoni zyrtare të inaugurimit në Pallatin e Kapitolit ku morën pjesë figura të larta politike dhe ish-presidentë.

Zyrtarët izraelitë, megjithatë, ndjenë lehtësim me njoftimin e administratës së re që të mos tërhiqen nga njohja e Kudsit si kryeqyteti i Izraelit dhe se ambasada amerikane do të mbetet në Kuds.

Vendimi për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit u mor më 6 dhjetor 2017 gjatë presidencës së Donald Trumpit, i cili urdhëroi gjithashtu zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Kuds.

Shqetësimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore

E përditshmja izraelite “Walla”, shkroi se zyrtarë të lartë të qeverisë izraelite aktualisht po shfaqin “simptoma të të varurve nga droga në procesin e rehabilitimit” pasi u “përkëdhelën” për 4 vjet nga Trump.

“Frika e (kryeministrit Izraelit Benjamin) Netanyahu është e kuptueshme, nuk është për t’u befasuar. Administrata e re e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përpiqet të qetësojë pak këtë frikë. Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të ketë sukses në këtë”, shton e përditshmja.

“Në një seancë dëgjimore në Kongres, i propozuari për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken u përpoq të dërgojë mesazhe sigurie në lidhje me dosjen iraniane, jo vetëm për republikanët, por edhe për Izraelin dhe shtetet e Gjirit, të cilat në javët e fundit kanë kërkuar nga Biden që të mos i kthehet marrëveshjes me Iranin dhe se ai paraprakisht duhet të konsultohet me ta”.

Sipas “Walla”, Blinken siguroi aleatët e Amerikës në Lindjen e Mesme se kthimi në marrëveshjen bërthamore është një proces i gjatë që do të ndodhë me konsultat e tyre.

E përditshmja thekson gjithashtu se Netanyahu ishte i shqetësuar me disa nga zgjedhjet e Bidenit për pozicionet e nivelit të lartë. Këto përfshijnë Robert Malley, i cili konsiderohet për të dërguarin special në Iran, Wendy Sherman, i nominuari i Bidenit për zëvendës sekretar të Shtetit, i nominuari i tij për drejtor të CIA-s dhe këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Këta zyrtarë, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin rol në negociatat që çuan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, e cila u kundërshtua ashpër nga Izraeli dhe disa shtete të Gjirit.

Në vitin 2018, Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, veprim ky të cilin Izraeli e vlerësoi si “historik”.

Procesi i paqes palestinezo-izraelite nën presidentin Biden

Duke komentuar qëndrimin e mundshëm të Bidenit në procesin e paqes palestinezo-izraelite, ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert në deklaratën e tij për gazetën izraelite “Maariv” tha se ai e mirëpriti njoftimin nga Blinken për angazhimin e administratës së re për zgjidhje me dy shtete, ndërsa nuk tërhiqet nga vendimi i Trumpit për njohjen e Kudsit si kryeqyteti i Izraelit.

“Kjo tregon se ai është një mik i Izraelit”, tha Olmert për Bidenin. “Vetëm ata që nuk janë miq të Izraelit mund të mbështesin largimin nga situata politike siç është, e që është në kundërshtim me interesat e Izraelit”, tha ai duke iu referuar mungesës së përparimit të bisedimeve të paqes izraelito-palestineze.

Olmert theksoi se zgjidhja me dy shtete është “mënyra e vetme” për t’i dhënë fund konfliktit historik midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Partitë e djathta izraelite, të cilat mbizotërojnë në arenën politike, hedhin poshtë zgjidhjen me dy shtete dhe bëjnë thirrje për aneksimin e rreth një të tretës së Bregut Perëndimor nën okupim.

Palestinezët akuzuan administratën e Trumpit si plotësisht e kthyer ndaj Izraelit.

Nën presidencën e tij, vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar pothuajse më shumë se janë katërfishuar. Përveç kësaj, Trump mbështeti normalizimin arabo-izraelit, duke shpërfillur plotësisht marrëveshjen e Oslos të vitit 1993 për zgjidhje me dy shtete.

Nga ana e saj, gazeta “Jerusalem Post” renditi një përmbledhje prej 11 zyrtarësh të lartë hebrejo-amerikanë të caktuar për pozita kyçe në administratën e Bidenit.

Emrat përfshijnë të nominuarën për Sekretare të Thesarit, Janet Yellen, të nominuarin për Sekretar të Shtetit, Antony Blinken, Zëvendës Sekretarin e Shtetit të ardhshëm, Wendy Sherman, të nominuarin për sekretar të Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas, të nominuarin për Prokuror të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe shefin e ardhshëm të Zyrës së Shtëpisë së Bardhë, Ronald Klein.

Lista përfshin gjithashtu drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të konfirmuar nga Senati, Avril Haines, i nominuari për Zëvendës Sekretar të Shëndetësisë, Rachel Levin, drejtoreshën e Sigurisë Kibernetike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Anne Neuberger, Zëvendës drejtorin e CIA-s, David Cohen dhe drejtorin e Politikës së Zyrës së Shkencës dhe Teknologjisë, Eric Lander.

Në një urim përmes video-mesazhit për presidentin dhe nënpresidentin amerikan, Netanyahu shprehu dëshirën e tij për të punuar me Bidenin në vendosjen e paqes midis Izraelit dhe botës arabe si dhe “për t’u përballur me sfidat e përbashkëta, në mesin e të cilave është ajo më kryesorja e kërcënimit që paraqitet nga Irani”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz gjithashtu përgëzoi presidentin Biden dhe zv?presidenten Harris, përmes një postimi në Twitter: “Unë jam i sigurt se aleanca jonë e palëkundur do të vazhdojë t’u shërbejë qëllimeve më të mëdha të një Lindjeje të Mesme më të qëndrueshme dhe të prosperuar dhe një bote më paqësore”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result