Argumenti kryesor në rrjetet sociale këto orët e fundit është skandali që ka shpërthyer pas publikimit të disa përgjimeve në Itali.
Mafia italiane pastron paratë në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që sekseri i tyre rezulton një personazh me emrin Niku.
Ajo që bie në sy nga përgjimet është se për të marrë një leje ndërtimi, duhet të paguash 20 përqind të vlerës së investimit.
Rrjetet sociale kanë shpërthyer me meme pas këtij skandali, ndërkohë që media kryesore në vend si zakonisht ka heshtur. Shumica dërrmuese e medieve as nuk e ka përmendur farë këtë ngjarje.