• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Çitaku: Pjesëtari rus i UNMIK-ut pengoi punën e Policisë së Kosovës

Çitaku: Pjesëtari rus i UNMIK-ut pengoi punën e Policisë së Kosovës

by albnews
10 June, 2019
in Kosova
0
2
VIEWS

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për vazhdimin e punës së misionit të OKB-së pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i kryen të gjitha detyrat e veta.

Gjatë fjalimit në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për punën e rregullt të UNMIK-ut në Kosovë, diplomatja kosovare theksoi se më mirë do të ishte që resurset që ndahen për UNMIK-un të përdoren diku tjetër.

“Kosova ka pasur të drejtë me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe nuk ka pasur asnjë shkelje. Situata në Kosovë më 2019 është shumë më ndryshe në krahasim me atë kur erdhi UNMIK-u. Vendi ynë po bëhet më i integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Ne nuk shohim arsye për vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut, pasi Kosova e qeveris vetveten. A mund dikush në këtë sallë të më tregojë se cila është puna e UNMIK-ut aktualisht në Kosovë. Resurset e ndara për këtë mision do të ishte më e mirë të shfrytëzohen për diku tjetër. Policia e Kosovës vepron me standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit, dhe është partner kredibil në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, për të parandaluar komplotet e rrezikshme”, tha Çitaku.

Ajo ka folur rreth aksionit të Policisë së Kosovës më 28 maj në veri, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në përputhje me kërkesën e gjykatës dhe me udhëzimet e zyrës së prokurorit special, Policia e Kosovës ka kryer 19 arrestime, prej tyre 11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë. Policët janë suspenduar nga puna dhe Policia e Kosovës nuk është ballafaquar me rezistencë me përjashtim në Zubin Potok, ku u ballafaqua me të shtëna nga armët dhe post-blloqe të vendosura nga serbët. Me këtë rast, policia ka arrestuar shtatë civilë, në mesin e tyre edhe një diplomat i KB-së i nacionalitetit rus. Ky i fundit ka përdorur automjetin zyrtar të OKB-së për të vendosur barrikadën për të parandaluar policinë e Kosovës të kryejë detyrën e tyre. Ai ka përdorur automjetin për të transportuar një motor-sharrë, e cila është përdorur për të prerë drurët që janë hedhur në rrugë për të parandaluar kalimin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ai qëllimisht ka vendosur automjetin e tij para këtyre drunjve për të përforcuar barrikadat. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ka mohuar të ofrojë dokumentet identifikuese. Në ditët në vijim atij i është refuzuar qëndrimi në Kosovë dhe ai është transportuar për në Beograd”, tha ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Për më tepër, ajo ka bërë të ditur se të gjitha autoritetet relevante kanë qenë të njoftuara për operacionin në veri, ndërsa ka kërkuar hetime për veprimin e pjesëtarit të UNMIK-ut, i cili ka penguar Policinë e Kosovës të kryerje punën e saj.

Ambasadorja Çitaku akuzoi Beogradin zyrtar për retorikën e luftë nxitjes dhe frikësimin e popullatës, ndërsa shprehu gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut, duke thënë se është Serbia ajo e cila nuk dëshiron vazhdimin e këtij procesi.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Çitaku tha se është Beogradi zyrtar që po frikëson serbët lokalë të Kosovës, përmes arrestimit të tyre.

Ajo ka përmendur se kryeministri serb Vladan Gjorgjeviq, në vitin 1913 kishte ofenduar shqiptarët duke i quajtur si “njerëz me bishta” dhe se këtë retorikë e vazhdon edhe në shekullin 21 kryeministrja Ana Brnabiq, e cila thotë se “shqiptarët janë njerëz që kanë dalë nga mali”.

Sa i përket fotografisë së prezantuar nga deputetja Brovina, ambasadorja Çitaku tha se “ajo çka bëri Flora Brovina është dënuar unanimisht në Kosovë”.

Previous Post

KQZ rrëzoi dekretin e Metës, Vasili: Puç institucional

Next Post

Pacolli: E kemi ndalur komunikimin me UNMIK-un

albnews

albnews

Related Posts

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!
Kosova

Osmani-SHBA-ve: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 korrikun!

4 July, 2025
Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste
Kosova

Ndodh para Kuvendit të Kosovës, katër gomerë në shenjë proteste

3 July, 2025
Next Post
Pacolli: Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës, Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi

Pacolli: E kemi ndalur komunikimin me UNMIK-un

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM