ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 5 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 5 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 6 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 6 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Veprimtaria e Ambasadorit dhe Liderit për Paqen Botërore, Tahir Shabani prezantohet në një dokumentar

albnews by albnews
24 January, 2021
in Albania, Kosova
0
Veprimtaria e Ambasadorit dhe Liderit për Paqen Botërore, Tahir Shabani prezantohet në një dokumentar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Radio Televizioni Shqipar transmetoi ne kanalin  e pare RTSH1 dokumentarin “Diplomaci për Kombin”, realizuar nga një ekip profesionistësh me përvojë të gjatë krijuese me producent gazetarin e njohur Tom Therçaj.

Dokumentari pati jehone dhe shikueshmëri të lartë, pasi në produksionin prej 55 minuta ishin gërshetuar histori, fakte dhe ngjarje interesante.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Jeta dhe veprimtaria 40 vjeçare e misionarit nga Kosova Tahir Shabani, tashme President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër ne Francë, ishte ilustruar me dokumente origjinale, fotografi dhe sekuenca filmike ku mbresëlënëse ishin ngjarjet e luftesne Kosove dhe veprimtaria diplomatike e këtij intelektuali te përkushtuar për çështjen kombëtare.

Ashtu siç me të drejtë thuhet, lufta nuk kërkon vetëm ushtare, armë dhe municione lirisë se Kosovës martire i kane shërbyer edhe qindra vetë në Evropë, SHBA dhe vende të tjera duke lobuar e sensibilizuar përfaqësuesit e lartë të diplomacisë e politikes dhe institucionet vendim-marrese.

Njëri prej tyre është edhe Tahir Shabani. Siç thuhet ne dokumentar, ai mori vendimin për t’u larguar nga Kosova kur ishte  19 vjeç, aq sa bashkëmoshatarët e tij që u vranë në lule të rinisë vetëm se kërkonin të drejta te barabarta,  mbrojtjen e flamurit, njohjen e republikës, simboleve dhe gjuhës amtare.

Tahiri ishte i skeduar nga regjimi i kohës, pasi  familja Shabani njihej për qëndrimin disident.

Janë disa ngjarje e rrethana historike që përcaktojnë jetën e individit, por edhe fatin e shteteve.

Të tilla janë ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë. Përcaktuese për rregjimin  që  shkaktoi dhunën, diskriminimin e raprezaljet, por edhe për ata që e pësuan, shqiptarët, e sidomos studentët e paraverës së përgjakshme në Prishtinë, ku u vrane dhjetëra të rinj protestues dhe qindra të tjerë u plagosen.

Si shumë bashkëmoshatarë të tij, TahirShabani zgjodhi Evropën e vlerave të lirisë. Fillimisht në Zvicër e me pas në France si azilant politik.

Që nga dita e parë do të aktivizohej në levizjet politike të shqiptarëve dhe do të merrte pjesë në tubimet masive të shqiptarëve në diasporë në përkrahje dhe mbështetje të të drejtave të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi dhe që shkeleshin barbarisht nga rregjimi  serb.

Fundi i vitit 1989 dhe viti 1990 shënojne  dy ngjarje të mëdha: themelimi i LDK-së në Kosovë, forca e parë politike e organizuar dhe legale, përfaqësuese e interesave të shqiptarëve.

Një vit më vonë edhe në Shqipëri triumfon pluralizmi  politik. Këto dy ngjarje ndryshuan rrënjësisht filozofinë dhe organizimin politik të shqiptarëve. Tahir Shabani  do t’i  përjetonte  ato si një rilindje. Axhenda e re do te ishte instalimi i raporteve  me  institucionet  e OKB-  dhe  parlamentin europian.

Gjate  vizitës së parë ne Shqipëri, në vitin 19991, Tahiri vëren varfërinë e thellë të bashkëkombësve të tij dhe vendos t’i përkushtohet aktiviteteve humanitare. Për ketë qellim në vitet 1991-1992  Tahir Shabani  atashohet pranë organizatës Farmacistët pa Kufinj, të cilëve u shërben si përkthyes dhe udhërrëfyes per ti orjentuar ndihmat drejt Shqipërisë. Nëpërmjet diplomacisë humanitare arrin të  sensibilizoje individe, shoqata dhe institucione që e  mbeshteten ne misionin fisnik per furnizimin e vendit me medikamente të rëndësisë së parë.

Shtëpia  e tij u shndërrua ne nje institucion  lobimi e veprimtarie diplomatike, ku pulson zemra per çështjen kombëtare dhe qëndron ndezur zjarri i atdhedashurisë. 

Nuk mjaftonte vetem vullneti i mirë i Tahirit dhe miqvë të tij  për të lobuar e mbledhur fonde  ndaj veprimtaria u legalizua duke i dhënë formë juridike Shoqatës “Nëne Tereza” në Gjenevë, në vitin 1992 

Tahir Shabani organizon në Francë dhe në Zvicër aksione humanitare për mbledhje  ndihmash në fushën e mjekësisë duke arritur të sjellë në vitin 1993 në veri të Shqipërisë, në Tropojë një kamion me aparatura, paisje dhe ilace  mjekësore të domosdoshme. 

Fale interesimit te tij, shume mjeke dhe infermiere do te  (trajnoheshin) specializoheshin ne France dhe Gjeneve, kontribut qe do te vijonte me mbështetjen per administratën publike, binjakëzimet dhe specializimin ne europe te juristeve e diplomateve te rinj.

Në vitin  1994, Këshilli Bashkiak në Bajram Curri e shpall Tahir Shabanin  Qytetar Nderi, të Tropojës. 

Veprimtaria e tij do te pasqyrohej ne mediat e shumta kombëtare e ndërkombëtare, ne shtypin e shkruar dhe median televizive. 

Periudha qe ka shenjuar kursin e jetës se  Tahir Shabanit ka qenë përiudha e luftës së Kosovës.

Në vitet 1998 – 1999 ai angazhohet në aktivitetet humanitare dhe diplomatike, duke siguruar ndihma, dërgesa humanitare me avion ushtarak në mbështetje të popullsisë së zhvendosur, me mbështetjen e shtetit të Francës dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të mediave dhe diplomatëve të huaj, duke i shërbyer me përkushtim çështjes shqiptare.

Gjate asaj periudhe të vështirë organizon disa takime e konferenca shtypi me përfaqësuesit politik dhe ushtarakë të shtetit shqiptar në të cilat i bëhej jehonë luftës së drejtë që shqiptarët u detyruan ta bënin per të mbrojtur jetën dhe vendin e tyre.

Fusha ishte e gjere: diplomacia kulturore, ekonomike dhe parlamentare. Sytë dhe vëmendja drejtoheshin drejt personaliteteve te shquar ne europe, me ndikim ne politike, shkence, kulture dhe ekonomi.

Pas çlirimit të Kosovës, aktivitetit i Tahir Shabanit përqendrohet në përpjekjet për rindërtimin e  vendit, në ndihmat për spitalet, shkollat  dhe institucionet e reja.

E vështirë te përshkruash kontributin e tij ne trekëndëshin diplomatik : Gjenevë, Prishtinë –Tiranë. 

Siç do të shprehej presidenti i parlamentit të Gjenevës Eric Leyvraz, gjate vizitës të organizuar nga miku i tij Shabani në Tiranë, Tahiri është një ambasador i palodhur i çështjes kombëtare, pasionant dhe i përkushtuar.

Falë ndihmës dhe bashkëpunimit të tij janë organizuar veprimtari të larmishme kulturore, artistike, shkencore, ekonomike, e diplomatike.

Ai ka dhene përkrahje te vazhdueshme per delegacionet pranë organizatave  te  OBSH, OBP, OBT, OKB-së dhe agjensive të specializuara të OKB-së.

Vend të rendesishem zë bashkepunimi në fushen akademike. Tahir Shabani ka mundësuar instalimin e raporteve të universiteteve publike e private, me institucionet arsimore europiane.

Në këtë veprimtari diplomatike dhe humanitare ka gjetur mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e parlamentit, Senatit dhe Qeverisë së Francës, të Komunave dhe Asociacionit të tyre në Annecy – HauteSavoie – Francë dhe nga autoriteteve  e Institucioneve në Gjenevë dhe Zvicër.

Ky misionar i përkushtuar i shqiptarizmes, lirisë dhe te drejtave kombëtare, asnjëherë nuk ka menduar për shpërblime apo vlerësime.

Por, mediat  dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare kanë patur vëmendjen e duhur, duke e konsideruar si një faktor dhe model të qytetarit që nuk vë asgjë para interesave kombëtare. 

Është mjaft e gjatë lista e shoqatave, organizatave dhe institucione që kanë certefikuar me mirënjohje veprimtarinë e misionarit Tahir Shabani-Ambasador i Paqes.

Një vlerësim i lartë me Dekoratë Presidenciale nga Shkëlqesia e Tij, Z. Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë. “Për merita të veçanta civile”. Për shërbimin e çmuar në promovimin e faktorit shqiptar në botë dhe rrjetin e bashkëpunimit të organizatave dhe institucioneve shqiptare me homologët ndërkombëtarë, veçanërisht për njohjen edhe zgjerimin e kontakteve të lëvizjes sindikaliste shqiptare me partnerët evropianë. 

Dekorata e Pavarësisë së Kosovës, nga kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti,për  veprimtarin e çështjes kombëtare në Mërgatë nga Kosova.

Lider i Paqes Botërore nga Komiteti Botëror i Paqes i 202 vendeve të Botës,Institucion i Bashkësisë Ndërkombëtare. Vizioni dhe misioni për të bashkëpunuar në ndërtimin e paqes, vëllazërimit dhe modesti si një familje e Tokës.

Ambasador për Paqe nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqen Botërore në Gjenevë.

Universiteti Hasan Prishtina –  Çertifikatë  e Mirënjohjes – Për një kontribut të jashtëzakonshëm në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në veçanti në drejtim çështjeve ndërkombëtare, për 50 vjetorin e Universitetit. Diplomacia Kulturore dhe Universiteti – Shkëmbimet e Arsimit në Evropë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result