ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 7 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 7 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 7 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 7 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kosovë: KQZ nuk certifikon listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së

albnews by albnews
24 January, 2021
in Bota
0
Kosovë: KQZ nuk certifikon listat zgjedhore të Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tre subjektet politike, të cilave KQZ nuk iu certifikoi listat e kandidatëve për deputetë, kanë të drejtë ankimi. 47 persona kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin dhe nuk mund të garojnë në zgjedhje.

Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike, Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit.

RelatedPosts

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

E drejta e ankimit brenda 24 orësh

Megjithatë subjektet politike, Vetëvendosja, Nisma dhe AAK, kanë të drejtë ankese edhe në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme. “Subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.Valdete Daka

Më i zëshmi brenda KQZ-së ishte përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili tha se ”përpjekja për të ndaluar parti dhe kandidatë të caktuar të dalin në garën e 14 shkurtit, po duket qartë, dhe kjo ka të bëjë me emrin e Albin Kurtit”, që është kryetar i VV dhe bartës i listës që garon për postin e kryeministrit.

Vetëvendosja reagon ashpër

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, KGJK kishte kthyer një përgjigje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku tha se “janë 47 kandidatë nga rreth 1.080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit”. Si të tillë, këta persona nuk mund të garojnë në zgjedhje, sepse, në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u rrëzua qeveria e Avdullah Hotit, thuhet të gjithë personat që në tri vitet e fundit janë të dënuar për vepër penale me vendim gjykate të shkallës së prerë, nuk mund të garojnë në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosja reagoi ashpër kundër vendimit të KQZ-së që nuk certifikoi listën me kandidatët e tyre duke e hedhur të gjithë fajin mbi kryetarën e KQZ-së Valdete Daka, duke e akuzuar atë, se po punon për partitë kundërshtare të Vetëvendosjes. “Valdete Daka po vepron nën presion dhe e kontrolluar prej partive të PLAN-it, që dëshirojnë ta ndalin çkapjen e shtetit. Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë. Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike kishte bërë rekomandimin që listat e të gjithë subjekteve të votoheshin ashtu siç ishin, në pako, mirëpo KQZ-ja mori vendimin antiinstitucional dhe kërkoi që listat të votoheshin një nga një. Kuptohet, synimi i vetëm i këtij vendimi ishte rrëzimi i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kosovo Wahlen | Wahlzentrum in Pristina
Pamje ilustruese

DNV: Jo presione KQZ-së

Një rrjet i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV) që vazhdimisht që nga paslufta monitoron proceset gjyqësore, e ka dënuar gjuhën e ashpër të përdorur kundër kryetarës së KQZ-së, duke u bërë thirrje partive politike që ta lënë KQZ-në të bëjë punën e vet. “DNV i rikujton të gjitha institucioneve të vendit si dhe partive politike se KQZ është institucion i pavarur dhe kolegjial, vendimet e së cilit merren me shumicë të votave të përfaqësuesve të partive politike. DNV nënvizon rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të këtij institucioni dhe bën thirrje që të hiqet dorë nga tentativat për ndërhyrje apo ushtrim të presionit ndaj punës së KQZ-së”, thuhet në reagimin e DNV-së.

Deri tash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listat me kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Srpska. Periudha e ankesave nga partitë që nuk ju certifikuan listat është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt, në KQZ kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result