Holandezi Stefan Van Dijk, i njohur në rrjetin social Twitter, si Stefan-i, po qëndron në Kosovë.
Ai është shprehur i mahnitur me sjelljen e Policisë së Kosovës në një rast që ndodhi mbrëmë.
Stefan tha se natën e kaluar, tre oficerë policorë kanë ndaluar të gjithë trafikun vetëm që të ndihmonin një burrë të moshuar e të sëmurë që të kalonte rrugën.
“Pas kësaj ata ndaluan çdo taksi për të parë nëse dikush prej tyre mund ta dërgonte këtë njeri në shtëpi. Mirësia e Kosovës”, shkroi tutje ai.