Stuhi në Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria pritet që të përfshihet sërish këtë javë nga një mot me stuhi dhe reshje të dendura shiu. Në Vlorë ka nisur stuhia me erë të fortë e shoqëruar me reshje shiu.

Mbrëmjen e sotme, bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes maksimal.

“Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja” mbyllet apeli. Stuhia e pak ditëve më parë u shoqërua me përmbytje nga jugu në veri të vendit.

Share This Article