Biden kërkon të mbështesë prodhimin vendas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden do të nënshkruajë një dekret që u kërkon agjencive federale të blejnë produkte amerikane, me qëllimin për të favorizuar prodhimin kombëtar dhe për të ruajtur vendet e punës, duke iu rikthyer një teme shumë të dashur për paraardhësin e tij, Donald Trump, njoftoi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

Ky dekret i drejton agjencitë të forcojnë kërkesën lidhur me blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga punëtorë e biznese amerikane. Ai po kështu shkurton disa burokraci dhe krijon një pozicion në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit përgjegjës për zbatimin e direktivës.

“Ky dekret parashikon gjithashtu të rrisë investimet në industritë e prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës me qëllim për t’u ringritur”, konfirmoi një zyrtar i administratës Biden për gazetarët.

“Objektivi është gjithashtu të drejtojë agjensitë federale për të eliminuar boshllëqet ligjore të shfrytëzuara nga kompanitë që prodhojnë në SHBA vetëm një pjesë të produkteve të propozuara për qeverinë”, shtoi ai.

Ky dekret synon promovimin e agjendës “Blini produkte amerikane”, një ide të cilën e hodhi që gjatë fushatës së vitit të kaluar e që synon forcimin e prodhimit vendas përmes procesit federal të prokurimit.

Share This Article