ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  7 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  7 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  7 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria ndër 6 vendet e para në Evropë për rritjen e borxhit në kohë pandemie

albnews by albnews
26 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëria ndër 6 vendet e para në Evropë për rritjen e borxhit në kohë pandemie
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për 9 mujorin e 2020-s, Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13.6 pikë përqindje, (pp) duke e çuar atë në 79.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të shtatorit, nga 63.3% që u mbyll viti 2019, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Europian.

Me këto ritme të larta, Shqipëria rezulton e gjashta në Europë për ritmet e rritjes së borxhit publik gjatë periudhës së pandemisë, pas Qipros (19.3 pp), Belgjikës (16 pp), Francës (15.9pp), Spanjës (14.7 pp) dhe Italisë (13.6%), sipas të dhënave nga Komisioni Europian dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

Edhe në raport me madhësinë e ekonomisë, vendi ynë u rendit i dhjeti në Europë për borxhin dhe i pari në rajon, duke ia kaluar Malit të Zi që deri përpara krizës së Covid kishte huamarrje më të lartë.

Në 9 muajt e krizës, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 pikë përqindje, Maqedonia e Veriut me 11.5 pp, Mali i Zi me 1.6pp, Bosnja me 5.5pp dhe Kosova me 2.4pp.

Por, ndonëse Shqipëria e ka rritur për të njëjtën periudhë borxhin me 13.6 pikë përqindje, më shumë se gjithë rajoni, mbështetja direkte dhe indirekte që ka dhënë qeveria shqiptare për ekonominë ka qenë më e ulëta. Sipas të dhënave të publikuara më herët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetja direkte buxhetore e Shqipërisë është 1.2% e PBB-së, më e ulëta në rajon (4.3% e PBB-së është mesatarja e Ballkanit Perëndimor) dhe Europë.

Mbështetjen më të lartë direkte buxhetore e dha Mali i Zi, me 8% të PBB-së, Serbia dhe Kosova me 5.6% të PBB-së, Bosnja 5.2%, Maqedonia 2%. Në shtetet e tjera të Europës, mbështetja direkte ka arritur deri në 8% të PBB-së (shih grafikët në fund).

Edhe për mbështetjen totale (direkte dhe indirekte nga buxheti), Shqipëria sërish renditet e fundit në rajon dhe Europë, me 2.9% të PBB-së.

FMN thotë në raportin e fundit se duke pasur parasysh borxhin e lartë publik të Shqipërisë, paketat mbështetëse për të përballuar situatën e Covid-19 ishin më të ulëta se ato të vendeve në zhvillim dhe Ballkanit perëndimor.

Për çfarë u përdor borxhi?!

Rritja e fortë e borxhit erdhi për shkak të emetimit të eurobondit në qershor 2020 prej 650 milionë euro, nga e cila 200 milionë euro ishte rifinancim dhe pjesa tjetër për mbështetje buxhetore. Rreth 400 milionë euro kishin qëllim të përdoreshin pikërisht për mbështetje buxhetore, me qëllim mbulimin e deficitit buxhetor. Pandemia krijoi një thellim drastik të deficitit buxhetor, sidomos për shkak të të ardhurave të munguara. Në 11 muajt e këtij viti, qeveria shqiptare arkëtoi rreth 310 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në kuadrin e ri makro parashikohet që deficiti buxhetor për vitin 2020 të arrijë në 6.7% të PBB-së.

Ndërkohë borxhi raportohet bruto, dhe një pjesë e eurobondit nuk është përdorur ende, duke mbetur e disponueshme në llogarinë e thesarit për të financuar deficitin e vitit 2021, pasi qeveria mori më shumë borxh sesa i duhej për vitin 2020.

Rënia e PBB-së është një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së. Për 9 mujorin, ekonomia ka rënë me 5.5%, sipas INSTAT, çka e ka ulur PBB-në me rreth 750 mln euro në krahasim me fundin e 2019-s.

Stringa: Ishim keq që përpara krizës

“Ndikimi në borxhin publik si përqindje e PBB-së është funksion dhe variabël i ndjeshmërisë dhe ndikimit të krizës dhe mungesës së fleksibilitetit të financave publike, në kushtet e nevojës për rritje të stimulit, pikërisht kur ke më pak mundësi”, thotë Azmi Stringa, pedagog i financave publike dhe ekspert i çështjeve financiare.

E thënë kjo, “Parimi ishte që rrit stimulin edhe pse sjell borxh sepse ul ndikimin negativ në ekonomi dhe shpejton rimëkëmbjen, çka ul ndikimin në borxhin publik si përqindje si sot, ashtu dhe në afat të mesëm. Në kushtet kur je i papërgatitur nga financat publike, s’ke hapësira sepse ke pasur një sjellje agresive në kohë paqe, por edhe s’ke lënë e krijuar hapësira korrigjuese kur të duhen, atëhere nuk ke mundësi për të rritur paketën mbështetëse. Siç edhe ndodhi. Nga ana tjetër, ekonomia është e brishtë sepse problemet strukturale si psh informaliteti, rrisin ndjeshmërinë ndaj krizës.

Po kështu, mekanizmat e transmesionit të stimulit fiskal në një ekonomi pa reforma dhe me probleme strukturale, e bënë edhe më të vështirë situatën. E kështu, megjithëse dhe me pak lekë (jo se qeveria nuk donte por nuk kishte mundësi), u prekëm më keq. Të gjitha bashkë flasin për sa keq ishim para krizës si në ekonomi, si në financa publike, si në mekanizma transmetimi dhe strukturë financiare.”, thotë Stringa./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result