Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët është përgjigjur në lidhje me përgjimet e grupit mafioz Ndragheta, ku përmendet kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Do të të zhgënjej se nuk do të them për këtë do të flasë drejtësia, pasi për këtë ka folur qartësisht, grupi hetimor italian dhe po lexoj konkluzionin pse t’ju them që është turp i pashembulltë për ju që ushqeni tymnajën, me llafe dhe muhabete dhe dëngla“, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se kjo çështje që sipas tij është vetëm një tymnajë, ushqehet nga ata që kanë për prioritet “t’ja bëjnë nënën këtij vendi”.
“Sipas Prokurorisë italiane që po e citoj: Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë, për investime që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht, dhe i vetmi investim që bën ishte ai për një dyqan rrobash pune, që doli kryesisht me humbje. Ky është citim nga konkluzionet e Prokurorisë italiane. Ky është një turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje, dhe mendjen për tia bërë nënen këtij vendi e kanë priorit. Duan ti bëjnë nënën këtij vendi”- u shpreh Rama.