ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  7 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  7 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  7 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosnett: Ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për ta bërë Serbinë e Madhe, as Shqipërinë e Madhe

albnews by albnews
26 January, 2021
in Kosova
0
Ambasadori amerikan përkujton Masakrën e Reçakut: Do të angazhohemi për të siguruar drejtësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka komentuar deklaratat e politikanëve kosovarë rreth bashkimit me Shqipërinë.

Diplomati amerikan është shprehur ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe, raporton Gazeta Express.

RelatedPosts

Pilula dyshohet se i mori jetën Shemit, zbardhet versioni i dëshmitares

Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

Osmani takohet me zv/sekretarin amerikan të Shtetit, shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kosnett ka thënë se do t’i vinte inat që njerëzit në Kosovë të hiqnin dorë nga shtetësia e Kosovës kur është pyetur për deklaratat nacionaliste nga politikanët kosovarë për bashkim me Shqipërinë.

“Komenti im për bashkimin me Shqipërinë ka qenë i pandryshueshëm. Ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar – dhe disa prej tyre nuk kanë vdekur – për të krijuar Serbinë e Madhe dhe Shqipërinë e Madhe në Ballkan. Do të tërhiqja vëmendjen te Kushtetuta, që bën thirrje për shoqëri shumetnike me liri fetare për të gjithë. ShBA-ja është vend shumetnik dhe edhe pas pothuaj 250 viteve, ne ende luftojmë të ndërtojmë shoqëri ku ka barazi para ligjit, mundësi të barabarta për të gjithë, ku grupet etnike dhe racat jetojnë në harmoni. Nuk është lehtë dhe siç e pamë, patëm pengesa, por ende po përpiqemi të ndërtojmë atë që etërit themelues e kanë quajtur “një union më të përsosur”. Do të më vinte mëri të shoh njerëzit në Kosovë duke hequr dorë nga kjo. Mendoj se Kosova përfiton që është shoqëri shumetnike, shumëfetare dhe bisedat për Shqipëri të Madhe, bisedat për Serbi të Madhe në Ballkan do të ishin dorëzim, do të ishin dështim dhe mendoj se kjo nuk është përgjigjja për problemet e vendit dhe të rajonit”, ka thënë Kosnett në një intervistë bër Gazeta Blic.

Ditë më parë, kandidati i AAK’së për president, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të pres derisa të tjerët të kenë disponim për të përfunduar shumë tema të hapura.

“Do të vjen ajo ditë që do të duhet me ditë presidenti i ri amerikan, kancelarja gjermane ose kancelarja ose kancelari i ri gjerman, se çka do t’i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025, apo 2026, a kanë me i thënë rrini e pritni se kemi me bë diçka me juve”.

Haradinaj po ashtu ka thënë se do ta bëjë referendumin për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

“Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropian, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”, tha Haradinaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result