Britania ashpërson masat: Karantinë në hotel, shpenzimet nga udhëtarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kostot e akomodimit në hotele do të duhet ti paguajnë vetë njerëzit

Variantet e reja të koronavirusit kanë ngritur alarmin në Britaninë e Madhe, ku janë rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarve.

Qeveria britanike pritet të marrë vendimin për të karantinuar në hotele çdo person që vjen nga jashtë vendit.

Kryeministri Boris Johnson do të vendosë pasi të diskutojë propozimet nga ministrat.

Masat e reja pritet të aplikohen në Britaninë e Madhe për këdo që vjen nga zonat me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi.

Të gjithë ata që vijnë nga Afrika e Jugut, Amerika e Jugut dhe Portugalia sepse pjesa më e madhe e fluturimeve nga Brazili kalojnë nga Lisbona, duhet të izolohen për 10 ditë në hotele, njofton BBC.

Ndërsa kostot e akomodimit në hotele do të duhet ti paguajnë vetë njerëzit, përcjell albinfo.ch.

Kjo masë vjen pasi Britania e Madhe shënoi 592 vdekje të tjera brenda 28 ditëve, duke e çuar shifrën e përgjithshme të jetëve të humbura në 98,531.

Share This Article