Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka vijuar me denoncimin nga terreni të përmbytjeve që kanë përfshirë zonën e Fushë-Krujës, pas shirave të dendur që kanë rrënë gjatë këtyre ditëve.
Në pamjet e publikuara, Kalaja thekson se tre fshatrat Mallkuç, Bilaj dhe Murqinë ndodhen plotësisht nën ujë dhe shteti nuk ka marrë asnjë masë për ndihmën e banorëve.
‘Si duken nga lart fshatrat e përmbytura të Fushë-Krujës/ Mallkuç, Bilaj, Murqinë. Raportim nga terreni datë 26 janar 2021’, shkruan Kalaja në Facebook.