Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi deri në një ndryshim të mundshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për marrëveshjen e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Ai në një intervistë për transmetuesin publik, konsideron se marrëveshja e 4 shtatorit mbetet në fuqi derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm në të ardhmen.

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Anthony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, tha se ai duartroket punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjeve së pyetjeve që të gjithë po e bëjnë se, ‘A është marrëveshja e Washingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që ta vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë marrëveshjen e Washingtonit në fuqi, derisa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen. Pres që të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, tha Kosnett.

Share This Article