OBSH-ja dënon nacionalizmin e vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka adresuar thirrje për dyfishimin e furnizimeve me vaksinat kundër COVID-19, duke bërë të ditur se shtetet më pak të zhvilluara duhet “të presin dhe të shohin” derisa ato më të pasurat kanë çuar përpara programet e tyre të imunizimit.

Ai me këtë ka dënuar “nacionalizmin e vaksinave”, për të cilin ka thënë se mund t’u shërbejë vetëm synimeve afatshkurtra politike. Gjatë një konference në Gjenevë, shefi i OBSH-së u ka bërë thirrje vendeve përreth botës që të mos e mbyllin dritaren e mundësisë që vaksinat kanë hapur për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka tërhequr vërejtjen se tensionet nuk mund të jenë më të larta teksa ka shtuar se në këtë kohë çdo moment çon peshë. 

Share This Article