Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës për përgjimet e Antimafias italiane.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Bardhi akuzon Ramën se gjithmonë di të justifikojë personat pranë tij, sa herë që publikohen përgjime.
Sipas Bardhit qeveria aktuale është korruptuara në të gjithë historinë e vendit.
Shkrimi i Bardhit:
Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.
Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!