Paloka: Rama bën biznes me mafian dhe ka trefishuar pasurinë e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook shkruan se kryeministri Rama bën biznes me mafien duke trefishuar pasurinë e tij.

Sipas Palokës, e vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë te suksesi dhe shpresa, është largimi i Ramës.

Ai qe Ben biznes me mafian, qe trefishon pasuritë e tij dhe te ministrave, qe dërgon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndërsa vendi përmbytet… Është ai dhe vetëm ai qe po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar, Edvin Rama!

E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa, është të largojmë Ramën! E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, tha Paloka.

Reagimi i Palokës vjen edhe pas deklaratave të Taulant Ballës i cili më herët tha se nga konkluzionet e përgjimeve të antimafias italiane nuk ka asnjë të vërtetë që “Ndrangheta” ka investuar në Shqipëri.

Balla kërkoi nga kreu i PD që të mbajë një qëndrim korrekt dhe mos të abuzojë.

Share This Article