ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 4 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 4 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 4 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Maqedonia blen 200 mijë vaksinave kineze

albnews by albnews
28 January, 2021
in Maqedonia
0
Mbi 500 mijë persona u vaksinuan në Britani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të zbatojë procedurë për furnizimin e 200.000 dozave të vaksinës kineze.

“Me konkluzion të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë obligim të zbatojë procedurë për furnizimin e 200.000 dozave të vetme SARS KoV-2 vaksinë e inaktivizuar kundër KOVID-19 në pajtueshmëri me nenin 55 paragrafi (1) pika g) nga Ligji për Furnizime Publike Publike, gjegjësisht nëpërmjet procedurës me bisedime pa publikim të shpalljes. Bëhet fjalë për furnizim të ri, përveç atij të mekanizmit KOVAKS prej 833.000 doza të vaksinës për të cilat Ministria e Shëndetësisë e ka paguar avansin dhe e ka siguruar garancinë financiare, me çka i ka plotësuar obligimet financiare që dalin në bazë të nënshkrimit të marrëveshjes. Sipas paralajmërimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para nga ky furnizim pritet që të dërgohen në pjesën e parë të muajit shkurt”, thuhet në kumtesë.

RelatedPosts

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut?

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut barazohen me pakicën maqedonase në Shqipëri

Aksident në Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar në Serbi

Nga Qeveria thonë se Ministria e Shëndetësisë është në fazën përfundimtare nga bisedimet me prodhuesin “Pfizer” për furnizimin e 800.000 vaksinave tjera, për muajt e ardhshëm.

Pasi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia për furnizimin e vaksinave kineze të prodhuesve “Sinovak” dhe “Sinofarm” dhe tha se nuk ka dyshim n# cilësinë e tyre.

“Nuk ka dyshim në cilësinë e vaksinave sepse dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave kanë nga vendet e tyre janë plotësisht të përshtatshme. “Mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë,” tha paraprakisht Filipçe.

Profesori i Fakultetit të mjekësisë, Nikolla Panovski, thotë se vaksina nga “Sinofarm” është vaksinë klasike e prodhuar nga virus i vdekur, nuk është bërë me teknologji të re. Ai tregon se detajet në lidhje me vaksinat, par atë se cilat mund të konfirmohen me siguri, do të dihen për dy ose tre vjet.

“Sikur dikush të më thoshte vitin e kaluar se duhet të vaksinohesha me një vaksinë nga Lindja, kjo me siguri do të kishte qenë një fyerje, ndërsa tani rezulton se është mundësi e mirë,” tha Panovski, duke shtuar se sa i përket vaksinave ne mund të mbështetemi në Lindje dhe vende si India dhe Kina që janë gjigande.

“Cilësia e vaksinës duhet të shihet si për çdo markë tjetër. Produktet janë të barabarta me ato perëndimore, shpresoj që vaksinat të jenë të së njëjtës cilësi. Nga ajo që shohim në Perëndim, opsionet Lindore nuk duhet të përjashtohen. “Nëse nesër vaksina kineze, do të jem i pari që do të vaksinohem”, tha Panovski.

Në Ministrinë e Shëndetësisë është përgatitur plani për vaksinim dhe tërësisht janë përgatitur entet shëndetësore dhe qendrat për shëndet publik në gjithë shtetin për t’i ndërmarrë dhe aplikuar vaksinat. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë që punojnë me kovid-pacientë, të punësuarit në laboratorët ku bëhet diagnostikë, personat nën përkujdesje në shtëpitë për persona me nevoja të veçanta dhe personat më të moshuar nga grupmoshat mbi 70 vjet që kanë komorbiditete. Në grupin e dytë janë punonjësit tjerë shëndetësorë, të punësuarit në infrastrukturën kritike – mësimdhënësit, të punësuarit në kopshtet për fëmijë, gazetarët dhe kuptohet pacientët e grupmoshave tjera që kanë sëmundje kronike./portalb/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result