“Angazhohem të ul çmimin e energjisë elektrike dhe çmimin e karburante, çka padyshim do të ndihmojë jo vetëm klimën e biznesit por dhe familjet shqiptare”. Ky është një nga premtimet më të forta që ka bërë sot Kryetari i opozitës Lulzim Basha, tek shpalosi Programin Ekonomik të PD-së në qeverisje pas 25 prillit.
Poo ashtu, ai nënvizoi: “Do t’ju vijmë në ndihmë të gjitha familjeve shqiptare dhe sidomos çifteve të reja pa përjashtuar askënd. Ne do të mbulojmë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Arsimimi, dija, kultura. Shqipëria ka nevojë për një qeveri e një kryeministër të ekonomisë, Shqipëria do të ketë pas 25 prillit një qeveri e një kryeministër të ekonomisë por Shqipëria ka po kaq nevojë për një kryeministër e qeveri të dijes. Arsimi është gjithçka për mirëqenien dhe të ardhmen e çdo fëmije. Suksesi dhe fatin e çdo të riu, për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit. Arsimi është ajo nga e cila përfitojmë të gjithë.
Përmes programit, Shqipëria fiton nga arsimi. Ne do t’iu japim fëmijëve të kenë mundësinë të kenë programe pas-shkollore edukative dhe do t’iu ofrojmë atyre ushqim në shkollë për orët shtesë. Kështu do ti mbajmë fëmijët tanë të sigurt dhe larg rrugëve. Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar. Arsimi dija, përgatitja e brezit të ri. Ne do të investojmë që çdo fëmije ti jepet mundësi e barabartë për të pasur sukses. Familjet shqiptare po vuajnë prej kohësh dhe kjo qeveri vetëm i ka shpërfillur vuajtjet, sakrificat e tyre të dhimbshme për arsimimin e fëmijëve të Shqipërisë.
Ne do të mbështesim familjet shqiptare. Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Çdo vit të qeverisjes time 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim, çka do të thotë për ju të sapomartuar apo të sapofejuar apo që doni të hidhni këtë hap në jetë por që nuk keni asnjë mundësi as ta çoni nëpër mend blerjen e një banese, se pas 25 prillit qeveria juaj do të paguaj 100% interesat bankare për çdo kredi që do të merrni për të blerë një apartament apo një banesë.
Në fund të mandatit tonë të pare, do të jenë 20 mijë çifte dhe familje të reja që do të kenë siguruar strehim përmes kësaj skeme të subvencionimit të interesave. Ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët dhe kjo është diçka unë kam pasur mundësinë ta diskutoj me ta nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 245 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.
Fermerët janë zemra punëtore e Shqipërisë. Prodhimet e tyre duhet e do të jenë krenaria jonë. Ne do të zhvillojmë dhe investojmë në bujqësi, ushqim dhe blegtori që Shqipëria të përparojë me thithjen e teknologjive të avancuara. Këto janë vetëm disa nga objektivat kryesore të planit tonë të punës për Shqipërinë. Me këtë plan fiton Shqipëria. Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Me këtë plan fitoni Ju. Dhe Shqipëria do të fitojë! Shqipëria do të fitojë vetëm me vullnetin dhe votën tuaj. Shqipëria do fitojë pas 8 vitesh premtime të pambajtura. Dhe po jua them edhe një herë: Kjo nuk është më një “fushatë elektorale” Këto nuk janë më premtim-mashtrimet që aq shumë ju kanë zhgënjyer. Ky është plani ynë i punës, ky është programi ynë qeverisës! Së bashku do ta zbatojmë dhe do të bëjmë të mundur një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ku Shqipëria Fiton dhe çdo shqiptar fiton.”