Kamera “tradhton”policin,Klodian Rasha u përlesh me efektivin para vrasjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj,  thuajse 1 muaj më parë.

Sipas Prokurorisë njoftohet se ka patur përplasje fizike mes Rashës dhe efektivit të policisë. Teksa bëhet me dije se përplasja fizike ka ndodhur në rrugicën e banesës së viktimës. Ndërkaq pas përplasjes Rasha është qëlluar me dy plumba.

Ndër të tjera theksohet se nuk ka pasur njohje mes Klodian Rashës dhe Nevaldo Hajdarajt. Ndërsa pistoleta e gjetur në një pellg me ujë në rrugicën ku vrapoi 25-vjeçari, pak çaste para se të qëllohej, nuk do të dërgohet për ekspertizë të specializuar jashtë vendit.

Sipas A2 një ekspert gjerman, pasi është njohur me procedurën që i është nënshtruar arma, ka vlerësuar se nuk është i nevojshëm më ekspertim tjetër i saj.

Gjithashtu, nuk rezulton që arma tip “Zoraki” të jetë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në vend. Prokuroria është drejt fundit të hetimit për Nevaldo Hajdarajn dhe pritet që pas komunikimit të akuzës, të veçohet hetimi për pistoletën “enigmatike”.

Share This Article