Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që forcat e Rusisë dhe Turqisë të tërhiqen menjëherë nga Libia.
Forcat rusë të grupit ”Wagner” janë vendosur në frontin e Haftarit, ndërsa në Tripoli ka ushtarë nga Ankaraja.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të jashtme në fushë, duke përfshirë Rusinë dhe Turqinë, të respektojnë sovranitetin e Libisë dhe të ndalojnë menjëherë të gjitha llojet e ndërhyrjes ushtarake”, theksoi ambasadori amerikan, Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.