Pas Gjermanisë dhe disa disa ditë para Italisë apo zonës euro, Franca dhe Spanja konfirmuan se ekonomitë e tyre kishin pësuar një recesion masiv në 2020.
Prodhimi i Brendshëm Bruto francez pësoi një rënie me 8,3% vitin e kaluar, pas një rritjeje prej 1, 5% në 2019, sipas një vlerësimi të parë të publikuar sot nga INSEE.
Një nivel rënie i regjistruar kurrë më parë që prej Luftës së Dytë Botërore, por sidoqoftë më i mirë sesa pritej pasi Instituti dhe Banka e Francës kishin parashikuar -9%, ndërsa qeveria me shumë kujdes priste -11%.
Franca, në fakt, ka rezistuar mirë gjatë kufizimit të nëntorit, me një PBB në rënie prej 1,3% në tremujorin e katërt.
Në Spanjë, PBB-ja shënoi një rënie prej 11% vitin e kaluar, sipas vlerësimit të parë zyrtar të publikuar sot. Kjo shifër është në përputhje me parashikimin e qeverisë spanjolle (-11,2%), ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ishte më pesimist, duke e llogaritur rënien në -12,8%.
Ekonomia shënoi një rënie drastike në pranverë përpara se të rimëkëmbej në verë, por aktiviteti, veçanërisht turizmi, u ngadalësua shpejt nga kthimi i kufizimeve shëndetësore.
Spanja e mbylli vitin 2020 me më shumë se gjysmë milioni të papunë shtesë, veçanërisht në turizëm dhe hoteleri.
Më 14 janar, Berlini hapi lojën mes ekonomive kryesore të zonës së euros duke njoftuar një rënie të PBB-së së saj prej 5%, viti i tij më i keq që nga viti 2009, edhe pse rritja e sektorit të tij industrial e lejoi atë të kufizonte dëmin.
Gjermania njoftoi sot se Produkti i Brendshëm Bruto kishte regjistruar një rritje të vogël prej 0,1% në tremujorin e katërt.
Fqinji i saj polak, ekonomia më e madhe në Europën Qendrore dhe Lindore, njoftoi rënien e parë (-2.8%) të PBB-së së saj që nga 1991, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave GUS.
Më tej, SHBA-ja ka dalë më mirë me një rënie vjetore prej 3,5% të aktivitetit.
Perspektiva për vitin 2021 nuk është domosdoshmërisht e kuqe.
Sipas Emmanuel Jessua, një ekonomiste në Institutin Rexecode, Franca do ta ketë të vështirë të arrijë rritje prej 6% në tremujorin e parë, siç planifikon qeveria e saj.
Në Gjermani, instituti ekonomik DIW madje vlerëson se PBB-ja do të pësojë një rënie me 3% në tremujorin e parë të vitit 2021. Të mërkurën, Berlini dërgoi një tjetër sinjal të keq duke ulur parashikimin e tij vjetor të rritjes në 3%, nga 4,4% që pritej më parë.