ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 3 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 6 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 6 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 6 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës në sektorin fasonërisë

albnews by albnews
30 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Basha: 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës në sektorin fasonërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Fasonëve ku shpjegoi Programin Ekonomik të PD.

Basha tha se programi i propozuar nuk është një paketë premtimesh, por angazhime që merr qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Sipas tij, ky program nuk është program mrekullish, por program normalizimi dhe rimëkëmbje të ekonomisë dhe me të fiton Shqipëria.

Basha tha se sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë Shqiptare me numrin më të madh të personave që punësojnë. “Zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftë se Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet”, tha ai.

Basha shtoi se “propozimet tona janë të qarta dhe janë të provuara që funksionojnë. Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga vota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lire”.

Kjo, tha ai, do të reflektohet edh në vlerën e koston e prodhimit tuaj dhe në aftësinë tuaj për të konkurruar me ofertën tuaj ne tregun Europian dhe më gjerë.

Më tej, Basha tha se “për biznesin prodhues e njëjta masë do të merret me energjinë elektrike” Ai shtoi se  politika e premtimeve të pambajtura ka dështuar dhe pikërisht për këtë arsye, kjo politikë e premtimeve boshe sulmon programin që Shqipëria fiton.

“Gjëja e parë është të ndalim largimin e forcës punëtore apo paaftësinë tuaj për të vazhduar për të mbajtur forcën punëtore për shkak të gjithë problematikave që diskutuam deri tani”, tha Basha ndërsa shtoi se “po kaq e rëndësishme është rimëkëmbja e industrisë në tërësi. Dhe ne besojmë që me masat që kemi prezantuar, jo vetëm për sektorin tuaj, por edhe me masat specifike për sektorin tuaj rimëkëmbja e industrisë së fasonëve në Shqipëri është plotësisht e mundur brenda 12-18 muajve të pare”.

“Kjo kohë nuk ka pse të humbet, por gjatë kësaj kohe ne mund të ndërtojmë së bashku vizionin jo thjesht për të mbajtur por për të zgjeruar dhe kapur tregjet e reja që mund dhe do të na ofrohen me lëshimet që po ndodhin si rezultat i ndryshimit të zinxhirit të furnizimit të Europës Perëndimore që është dhe tregu kryesor i fasonëve shqiptarë. Pra, të treja këto objektiva janë të gërshetuara. Stabilizim, rimëkëmbje dhe pastaj zgjerim në bazë të një vizioni të përbashkët”, shtoi Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result