Von der Leyen – Johnson: Nuk duhet të ketë kufizimet në eksportin e vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një mesazh të postuar në Twitter, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi zhvillimin e “bisedimeve konstruktive” që kishte pasur me kryeministrin britanik, Boris Johnson për çështjen e Irlandës së Veriut lidhur me eksportin e vaksinave.

”Ne ramë dakord mbi parimin që nuk duhet të ketë kufizimet në eksportin e vaksinave nga kompanitë që janë zotuar për përmbushjen e përgjegjësive kontraktuale”, deklaroi Von der Leyen, pasi BE u tërhoq në vendosjen e kontrolleve buzë Ulsterit.

Komisioni Europian deklaroi se nuk do të aktivizojë një klauzolë anulimi emergjent në marrëveshjen e Brexit në kufirin delikat irlandez me kufizime të reja për eksportin e vaksinave, por aktualisht po detajon rregulloren aktuale.

Share This Article