Enis Bardhi protagonist në fitoren e Levantes ndaj Real Madridit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Enis Bardhi dha asistin në golin e fitores të Levantes në udhëtim ndaj Real Madridit. Kjo ndeshje u mbyll me rezultat 1:2.

Ndeshja për “Los Blancos” nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Militao u ndëshkua me karton të kuq qysh në minutën e nëntë, shkruan Gazeta Express.

Katër minuta më vonë, Asensio shënoi për epërsinë e Real Madridit, por që nuk zgjati shumë. Morales barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Roger humbi penalltinë dhe mundësinë për ta kaluar Levanten në epërsi në minutën e 64-të, por 14 minuta më vonë e përmirësoi gabimin.

Pas një asistimi nga Enis Bardhi, Roger shënoi dhe vulosi fitoren e Levantes ndaj Real Madridit.

Share This Article