Kryeministrja e Irlandës së Veriut, Arlene Foster kërkoi sot zëvendësimin e marrëveshjes mbi Irlandën e Veriut, të arritur në kuadër të Brexit, që ajo e gjykon të pazabatueshme, pas mosmarrëveshjeve me Bashkimin Europian për eksortin e vaksinave kundër koronavirusit.
“Protokolli është i pazbatueshëm (…) dhe duhet të zëvendësohet sespse përndryshe do të ketë shumë vështirësi në Irlandën e Veriut”, deklaroi Arlene Foster, nga partia unioniste DUP, për BBC.
Para se të tërhiqej, BE shkaktoi pakënaqësi tek autoritetet britanike dhe irlandeze duke vendosur të premten të përfshijë rajonin britanik të Irlandës së Veriut, që gëzon një regjim të veçantë që nga Brexit, në mekanizmin e kontrollit të eksortit të vakisnave kundër COVID-19 jashtë territorit të saj.
Gjatë një bisede telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Britanik Boris Johnson shprehu shqetësimet e tij serioze në lidhje me qëllimet e BE.
Kjo e fundit më në fund e kishte anuluar vendimin e saj, të cilin Arlene Foster e kishte përshkruar si “një veprim armiqësor të pabesueshëm”.
Drejtuesja e Irlandës së Veriut i ka kërkuar Boris Johnson të pezullojë zbatimin e protokollit, i cili sipas saj shkakton ndërprerje në tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe.