Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili po hulumton origjinën e pandemisë së koronavirusit ka vizituar të dielën një treg i cili njihet si qendër e shpërndarjes së ushqimit për qytetin e Wuhanit gjatë mbylljes 76 ditore vitin e kaluar.
Ekipi i përbërë nga ekspertë veterinar, te virozëve, sigurisë së ushqimit dhe epidemiologjisë ka vizituar ditë më parë dy spitale në qendër të Wuhanit për të njëjtin qëllim.
OBSH-ja kishte bërë të ditur në Twitter se ekipi planifikon të vizitoj spitalet dhe tregjet të cilat kishin të bënin me rastet e para të paraqitura në këtë vend me COVID-19.
Misioni i OKB-së për hulumtimin e koronavirusit është akuzuar politikisht, pasi Kina kërkon të shmangë fajin për pretendimet e gabimeve në reagimin e saj të hershëm ndaj shpërthimit të virusit.
Ekipi i OBSH-së ka qëndruar i karantinuar për afro dy javë pas arritjes në Kinë.