ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 2 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 2 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 2 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 2 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Konfirmohen raste të riinfektimit me Covid-19 në Kosovë

albnews by albnews
31 January, 2021
in Kosova
0
Konfirmohen raste të riinfektimit me Covid-19 në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Klinikën Infektive në QKUK janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë pozitivë me koronavirus, ka njoftuar në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e Klinikës, Lindita Ajazaj-Berisha.

Madje sipas saj, ka pacientë që herën e parë e kanë kaluar lehtë përballjen me koronavirusin, ndërsa herën e dytë kanë pasur nevojë që të trajtohen në Spital.

RelatedPosts

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

“Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19, të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë rezultuar pozitiv me COVID, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të hospitalizohen”.

Ajo ka lutur partitë politike që të respektojnë masat anti-Covid në tubimet paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme.

“Ne si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që virusin e kemi ende prezent, po e vërejmë që kohë pas kohe kemi rritje të numrit, e kohë pas kohe kemi edhe rënie të numrit, mirëpo ende kemi rritje të numrit të rasteve që përfundojnë me vdekje prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që t’i largohemi grumbullimeve të panevojshme, ta ruajmë distancën sociale dhe t’i bartim maskat dhe të gjitha masat mbrojtëse që dalin nga institucionet shëndetësore pa kurrfarë dallimi mes njëri-tjetrit”, ka shtuar Ajazaj-Berisha.

Një shqetësim në Klinikën Infektive, sipas drejtoreshës është mungesa e barnave.

“Ne në klinikën Infektive për momentin kemi vetëm rastet Covid pozitiv, të cilët janë të spitalizuar, kohë pas kohe kemi mungesa të barnave, sidomos të antibiotikëve, mirëpo vazhdimisht jemi në takime me menaxhmentin edhe drejtorinë e ShSKUK-së në mënyrë që të mund të sigurohen të gjitha barnat që të mos kenë nevojë që pacientët t’i sigurojnë me mjete vetanake, mirëpo kohë pas kohe kemi mungesa”, ka shtuar ajo.

Mes tjerash ajo përmend edhe kapacitetet e Klinikës Infektive, duke treguar që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

“Tani në klinikën Infektive po bëhen gati një vit që veçse kemi filluar me rastet, në fillim rastet e dyshimta pastaj edhe rastet e konfirmuara nga 13 marsi dhe deri më tani kemi qenë me të gjitha kapacitetet të cilat na i kemi vazhdimisht në shërbim të qytetarëve pa u kursyer për asnjë moment as veten e as familjet dhe jemi munduar që në çdo kohë për çdo qytetar, i cili ka pas nevojë për hospitalizim, të jetë i spitalizuar”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result