Një gjurmë dinosauri e cila është më e qarta e gjetur në Britani në një dekadë, është zbuluar në një plazh në Uells nga një vajzë 4-vjeçare.
Shkencëtarët besojnë se gjurma 220 milion vjeçare, e pikasur nga Lily Wilder në Bendricks Bay, Barry, mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë se si ecnin dinosaurët.
Nuk mund të përcaktohet saktësisht nga gjurma se çfarë lloj dinosauri ishte, por sipas tyre mund të ketë qenë rreth 10 cm i gjatë, një “kafshë e hollë” 75 cm që do të ketë ecur me dy këmbët e pasme dhe mund të ketë gjuajtur kafshë të vogla dhe insekte.
Kuratori i paleontologjisë së Muzeut Kombëtar të Uellsit, Cindy Hoëells e përshkroi atë si “ekzemplari më i mirë i gjetur ndonjëherë në këtë plazh”.
Mostrat e gjetura në Bendricks Bay në të kaluarën mendohet të jenë nga zvarranikët të tipit krokodil sesa nga dinosaurët, ndërkohë plazhi përshkruhet nga Grupi i Uellsit Jugor i Shoqatës së Gjeologëve si “vendi më i mirë në Britani për gjurmët e dinosaurëve të periudhës së Triasikut”.