ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 7 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 7 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 7 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 7 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Portugalia mbyllet plotësisht për frenimin e Covid-19

albnews by albnews
31 January, 2021
in Bota
0
Portugalia mbyllet plotësisht për frenimin e Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Portugalia është mbyllur pothuajse plotësisht për të përmbajtur koronavirusin, që po përhapet me shpejtësi në vendin iberik.

Që nga e diela, hyrja dhe dalja pa ndonjë arsye të vlefshme është e ndaluar në vendin që është destinacion popullor i pushimeve.

RelatedPosts

Analiza e New York Times: Pse Rusia do ta refuzojë planin e ri 20-pikësh të përgatitur nga SHBA-të dhe Ukraina

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Bie çmimi i kokainës, trafikantëve nuk u dalin kostot, ripërdorin “narko-nëndetëset”

Në kufirin e vendit me fqinjën e saj në BE, Spanjën, kontrollet janë rivendosur, njësoj si në pranverën e vitit 2020.

Kontrollet në porte dhe aeroporte gjithashtu u forcuan sipas një dekreti qeveritar.

Përjashtimet zbatohen për njerëzit që udhëtojnë për në punë, kthehen në vendbanimin e tyre kryesor, për transportin e mallrave dhe për urgjencat mjekësore ose ndihmat humanitare.

Kufiri tokësor prej 1 214 kilometrash midis Portugalisë dhe Spanjës tashmë është mbyllur për herë të parë që nga 17 marsi për shkak të pandemisë.

Ai u rihap vetëm më 1 korrik pas rënies së ndjeshme të numrit të infeksioneve në atë kohë.

”Situata e koronavirusit në Portugali është shumë e keqe”, sipas kryeministrit Antonio Costa.

Të shtunën pati 12 435 infeksione të reja dhe 293 vdekje në vendin me 10,3 milionë banorë.

Të matura përkundrejt madhësisë së popullsisë, këto shifra janë ndër më të lartat në botë, sipas llogaritjeve nga organizatat ndërkombëtare.

Sipas shifrave të fundit të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 1 429 njerëz për 100,000 banorë u infektuan me virusin brenda 14 ditësh, duke e vendosur Portugalinë përpara Spanjës, ku numri ishte 1 026, në krye të listës të 30 vendeve.

Partnerët e BE-së Austria dhe Gjermania kanë ofruar të ndihmojnë shërbimin shëndetësor të Portugalisë.

Austria ka ofruar të marrë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19 nga Portugalia.

Austria tashmë ka marrë deri tani pacientë të kujdesit intensiv nga Franca, Italia dhe Mali i Zi.

Sistemi shëndetësor portugez është nën presion masiv për shkak të niveleve të larta të infeksioneve.

Sipas autoriteteve, vetëm disa shtretër të kujdesit intensiv janë ende në dispozicion.

Forcat e Armatosura gjermane po shqyrtojnë mënyrën e veprimit pas kthimit të një ekipi zbulimi mjekësor nga Portugalia.

”Natyra dhe shtrirja e mbështetjes për Portugalinë, nga e cila është marrë një kërkesë për ndihmë, duhet të vendoset”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

”Der Spiegel” njoftoi sot se një ekip prej 27 mjekësh dhe infermierësh mund të dërgoheshin në Portugali në fillim të kësaj jave për të ndihmuar në spitalet e mbingarkuara.

Sipas ”Der Spiegel”, ekspertëve të Bundeswehr në terren iu shfaq një pamje katastrofike. Sistemi shëndetësor ishte i mbingarkuar plotësisht, dhe shumica e stafit infermieror në spitale ishin vetë të infektuar me koronavirus.

Portugalia ka qenë relativisht e padëmtuar për një kohë të gjatë.

Megjithatë, që nga vjeshta, situata është përkeqësuar.

Që nga 15 janari, Portugalia ka qenë nën një bllokim të rreptë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result