Marina Balmasheva, 35 vjeçe solli në jetë një vajzë të quajtur Olga, dhe ka ndarë tani me ndjekësit e saj në Instagram pamjet prekëse të babait të foshnjës me të në duar, shkruan “DailyMail”.
Burri i saj i ri Vladimir Shavyrin, 21 vjeç, është bërë baba pak kohë pasi ata martuan, kur ajo i kërkoi divorc burrit të saj të parë, që është gjithashtu babai i Vladimir.
Alexey Shavyrin, ish-burri, kujdeset për fëmijën e tyre të adoptuar 5 vjeç vetëm. Që nga ndarja ata kanë qenë në relacion të keq, sepse ai e akuzoi ish-gruan e tij se e joshi djalin e tij kur ai ishte për pushime duke i vizituar.
Marina ka qenë njerka e Vladimir që kur ai ka qenë 7 vjeç, dhe tani është kthyer në dashnorin e saj.
Para shtatzënisë, Marina ndërmori disa operacione plastike dhe ka shpjeguar në Instagram se ajo e bëri këtë për tu bërë më atraktive për burrin me sytë më të bukur blu në botë.
Ajo thotë se Vladimir e kishe dashuruar atë edhe kur ajo nuk kishe qenë kaq e bukur dhe kishe qenë shumë mbi peshë. Prandaj ajo vendosi që të divorcoj burrin e saj të vjetër, dhe të martohej me të birin e tij, që e vlerësonte atë, transmeton lajmi.net.
Alexey ka thënë se ai nuk mund ta fali ish-gruan e vetë, sepse ajo e joshi të birin e tij që ishte pa eksperiencë me femra, dhe se ai do ta kishte falur tradhtinë, por ai nuk mund ta falë sepse ata bënin seks ndërkohë që ai ishte në shtëpi.
Ai tha se kur ai flinte, ajo shkonte në dhomën e gjumit të të birit dhe bënte seks me të, dhe kthehej në shtrat duke u shtirur se asgjë nuk kishte ndodhur.
Marina e përshkruan martesën e saj të parë si “shtirje” dhe thotë se nuk po jetonte. Ajo thotë se nuk pendohet që zgjodhi lumturinë e vetë, dhe se nuk do të kthehej kurrë më ish-burrin.