ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 9 hours ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 9 hours ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 9 hours ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 9 hours ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 9 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Ish-kryeministri Georgievski: Kush i nënçmon shqiptarët në Maqedoni gabon rëndë

albnews by albnews
1 February, 2021
in Maqedonia
0
Ish-kryeministri Georgievski: Kush i nënçmon shqiptarët në Maqedoni gabon rëndë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndodhitë e fundit politike në vend, protestat e të premtes, regjistrimi, propozim ligji për shtetësi e një sërë ndodhish tjera, ngjallën sërish në vend një problem që dukej të jetë fshehur.

Nacionalizmi dhe urrejtja e qytetarëve maqedonas ndaj shqiptarëve, sidomos e shprehur në rrjetet sociale pas protestës, po vë në dyshim edhe njëherë bashkëjetesën mes dy popujve më të mëdhenj në vend. Kjo po ndodh në një periudhë kur shteti fqinj, Bullgaria po bllokon procesin integrues të vendit si pasojë e kundërshtimeve rreth historisë së përbashkët mes dy vendeve apo edhe për gjuhën. Të gjitha këto ndodhi, ashtu si edhe më herët gjatë qeverisjeve të kaluara, vëmendjen e kthejnë brenda për brenda vendit, tek “beteja historike” se kush është autokton, kush është më i madh, më i civilizuar, më i vjetër, më shkelur, kush meriton të zhduket e të ngjashme, shkruan in7.

RelatedPosts

Shifrat/ Rritet numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ulet i maqedonasëve

Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të respektohet në ligj dhe në praktikë

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut?

Në rrjete socialeka filluar të shpërndahet një video e para disa viteve, intervistë e ish kryeministrit Ljubço Georgievski gjatë periudhës së fundit të qeverisjes së Gruevskit dhe krizës politike të asaj kohe. Si politikan mendjehapur, Georgievski gjithmonë ka guxuar në raport me shqiptarët. Ai çdoherë ka pranuar faktin se pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të ekzistojë si e tërë. Në këtë intervistë, ish kryeministri porosit maqedonasit e në veçanti politikanët maqedonas, që të mos i nënçmojnë shqiptarët as në numër e as për nga pesha politike. Ai që do ta bëjë këtë, sipas tij do të gabojë rëndë.

“Ai që dëshiron t’i nënçmojë shqiptarët, shoh këto mainstream mediat gjatë tërë kohës mundohen ta nënçmojnë numrin e shqiptarëve, rëndësinë e shqiptarëve. Pra, shqiptarët para 15 viteve nuk ishin për t’u nënçmuar e aq më pak sot, me Kosovën shtet të pavaraur, me Shqipërinë anëtare të NATO’s dhe me rritjen demografike të shqiptarëve brenda Maqedonisë. Çdo eksperiment që ne duam ta bëjmë pa pyetur shqiptarët, ne rrezikojmë ta shkatërrojmë shtetin brenda 24 orëve. Ne këtë nuk e kuptojmë”, ka thënë Ljubço Georgievski, ish kryeministër i vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result