Rusi, 5000 të arrestuar pas protestave në mbështetje të Alexei Navalny

albnews
By
1 Min Read
epa08977562 Russian police officers detain protester during an unauthorized protest in support of Russian opposition leader Alexei Navalny, in St. Petersburg, Russia, 31 January 2021. Navalny was detained after his arrival to Moscow from Germany, where he was recovering from a poisoning attack with a nerve agent, on 17 January 2021. A Moscow judge on 18 January ruled that he will remain in custody for 30 days following his airport arrest. Navalny urged Russians to take to the streets to protest. In many Russian cities mass events are prohibited due to an increase in COVID-19 cases. EPA-EFE/ANATOLY MALTSEV

Më shumë se 5 000 persona u arrestuan në demonstrata në të gjithë Rusinë në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny, deklaruan aktivistët për të drejtat e njeriut.

Numri i njerëzve të marrë në paraburgim gjatë kësaj fundjave të dytë të protestave masive në favor të Navalny ishte i barabartë me atë të një jave më parë, duke treguar edhe vendosmërinë e protestuesve dhe vendosmërinë e autoriteteve ruse për të goditur ata.

”Më shumë se 1 000 persona u arrestuan vetëm në Moskë”, sipas portalit OVD-Info, i cili monitoron zbatimin e ligjit në Rusi.

Në Shën Petërburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë dhe qyteti i lindjes së presidentit Vladimir Putin, numri ishte mbi 860.

”Në më shumë se 50 qytete të tjerë u panë protestuesit e arrestuar”, sipas OVD.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dënuan taktikat e ashpra të policisë kundër protestuesve, duke përfshirë përdorimin e armëve tronditëse, gazit lotsjellës dhe dhunës fizike.

Share This Article