Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.
Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”, raporton Express.
Në një video të siguruar nga Gazeta Express, këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë të parin e VV-së, i cili ka shkuar atje për fushatë.
Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.