Stuhi bore në SHBA, dy vende shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stuhia e madhe e borës ka shkaktuar bllokim në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga e hëna ka pasur të reshura të mëdha bore që kanë bllokuar fluturimet, derisa New York City dhe New Jersey kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Bora ka shkuar deri në 60 centimetra ndërsa erërat kanë fryrë deri në 80 km/orë.

CNN shkruan se bora dhe stuhia pritet të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, duke shkaktuar bllokime akoma më të mëdha për lëvizjen e qytetarëve.

Në New Jersey janë pezulluar lëvizjet e autobusëve dhe trenave ndërsa është caktuar edhe orari i kufizuar i lëvizjes së qytetarëve.

Share This Article