Reagon Bekim Jashari: Komuna që unë udhëheq është e të gjithë shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se çdokush është i mirëseardhur ta vizitojë komunën e tij.

Reagimi i tij vjen pas sulmit që iu është bërë pas tubimit elektoral që mbajti kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Jashari, përmes ‘Facebook’-ut tha se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike, shkruan Gazeta Express.

Tutje, ai ka thënë se është i lirë kushdo që ia mësyn ta vizitojë për këtë komunë.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur. 

Share This Article