Premtimi i Bashës: 110000 vende të reja pune për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përqendruar tek programi politik i opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se angazhimi i parë është minimum 110,000 vende të reja pune.

Sipas kryedemokratit, krijimi i vendeve të punës është jetim për stabilitetin ekonomik, ndër të tjera ai thekson se ka ardhur koha që të largohet kjo qeveri për një qeveri të re.

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”, shkruan Basha.

Share This Article