Slogani i PS për zgjedhjet e 25 prillit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Socialiste ditën e sotme ka publikuar sloganin për zgjedhjet e 25 prillit.“S’ka kohë për pushim”, është motoja e socialistëve, të cilët kërkojnë të fitojnë mandatin e tretë.

E teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, nga spoti i përgatitur duket se fushata e kryeministrit Edi Rama është e përqendruar tek pandemia dhe vaksinat kundër Covid.

Po ashtu edhe procesi i rindërtimit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit zë një vend të rëndësishëm.

Edhe në këto zgjedhjet ngjyra e socialistëve mbetet e njëjtë, Rama nuk ka hequr dorë nga vjollca e Rilindjes, e prezantuar për herë të parë në vitin 2013.

Share This Article